Përfundojnë punimet në ‘lulishten’ pranë shkollës Ali Demi, por rikonstruksioni sjell pasoja

Përfundojnë punimet në ‘lulishten’ pranë shkollës Ali Demi, por rikonstruksioni sjell pasoja

Një hapësirë e vogël pranë shkolllës Ali Demi në Vlorë është transformuar. Një tender me vlerë 1,541,760 Lekë të rinj nga Bashkia Vlorë u destinua për të rregulluar këtë hapësirë, ku si synim ishte kthimi i kësaj hapësire në një lulishte.

Por siç duket nga pamjet kjo gjë nuk ka ndodhur, kjo hapërirë është mbuluar me pllaka betoni dhe bimësia e vetmje janë 2-3 pemë.

Punimet për këtë “lulishte” kanë muaj që kanë nisur dhe sipas dokumenteve të tenderit dyhet të ishin mbyllur 3 muaj pas nisjes të tyre. Kanë kaluar më shumë se 5 muaj që nga nisja e punimeve dhe ajo që ka mbetur është kjo parregullsi.

Pllaka betoni të lëna në çdo cep, plehra të hedhura pa kriter dhe punime që nuk janë mbyllur ende.

Ky nuk është rasti i vetëm që në Vlorë punimet lihen ose në mes, ose nuk kthehet në normalitet zona ku kompani të ndryshme kryejnë ndërhyrje.

Gjurmon.al edhe më herët ka raportuar për punime të lëna në mes, kujtojmë këtu lulishten ne zonën e njohur si “Kali i Trojës”, ku situata ishte përkeqësuar pas ndërhyrjeve.