Pastrimi mbetet problem në Vlorë, kazanët e plehrave kthehen në landfill

Pastrimi mbetet problem në Vlorë, kazanët e plehrave kthehen në landfill

Nëse ka një problem në Vlorë që nuk po gjen është pastrimi i qytetit. Gjurmon.al ka raportuar disa herë për këtë problematikë, por sërish zgjidhja nuk po vjen.

Në zona të ndryshme, si në qendër edhe në periferi problematika është e njëjtë, ku kazanët me mbetje qëndrojnë edhe për ditë të tëra pa u pastuar.

Kjo situatë është edhe në afërsi të shkollës “Ismail Qemali” në Vlorë, ku mund të shihen qartë mbetjet që janë jo vetëm në kazan, por edhe jashtë tij.

Sipas banorëve të kësaj zone që janë ankuar edhe në Gjurmon.al, punojësit e pastrimit mbledhin vetëm plehrat që janë në kazan dhe jo mbetjet e tjera që kanë bllokuar trotuarin.

Kjo situatë duket se është krijuar nga vetë banorët, por sërish janë po këta banorë që kërkojnë zgjidhje.