Pak metra nga bregu i detit, pellgu me mbetje në shëtitoren e Qeparoit problem për turistët

Pak metra nga bregu i detit, pellgu me mbetje në shëtitoren e Qeparoit problem për turistët

Ky pellg me ujëra të ndotura ndodh shumë pranë bregut të detit në fshatin Qeparo në Bashkinë Himarë. Ujërat e Jonit me këto ujëra të ndotura ndahen vetëm nga masivi i betonit që sipër tij ndodhet shëtitorja e këtij fshati turistik.

Pellgu duket nuk është krijuar ditët apo muajt e fundit, pasi brenda tij ndodhen plehra të shumta dhe ujërat e ndotura kanë shkaktuar dhe mbulimin e tij me alga.

Siç shihet dhe nga pamjet situata është alaramante, pasi ndotja është e madhe dhe askush deri më tani nuk është kujtuar për ta pastruar.

Turistët e shumtë që vizitojnë këtë plazh e shohin këtë pamje sa herë që kalojnë në shëtitore, qoftë për të shkuar në plazh e qoftë gjatë xhiros së mëngjesit apo pasdites.

Një prej tyre i tha Gjurmon.al se kjo situatë ishte shumë shqetësuese për të pasi, pasi përveç ndotjes së ujërave ky pellg sipas tyre shkakton dhe prani të shtuar të insekteve në zonë.

Shpresojmë që ky problem të zgjidhet shpejt, pasi ky pellg i ndotur ndodhet shumë pranë bregut të detit dhe shihet nga mijëra turistë që vizitojnë këto plazhe.