Një aksident me pasojë vdekjen e një punëtori brenda kantierit të ndërtimit ka ndodhur në Palasë. Sipas informacioneve të bëra të ditura nga policia, Keshnik Haskaj ka humbur jetën pasi shtetasi Elidon Pashaj duke kryer manovra me një mjet fadrom e ka aksidentuar.
Lidhur me këtë ngjarje është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë 26-vjeçari Pashaj për veprime të mëtejshme hetimore.
NJOFTIMI I PLOTË
Sot, në një kantier ndërtimi, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se shtetasi E. P., 26 vjeç, gjatë punës brenda kantierit, duke kryer manovra me mjetin fadrom, ka aksidentuar shtetasin K. H., 45 vjeç, punëtor po në atë kantier. Shtetasi K. H., si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë është bërë menjëherë shoqërimi i shtetasit E. P., për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

