Bishani mes shumë probleme, të përmbytur dhe me plehra të papastruara

Bishani mes shumë probleme, të përmbytur dhe me plehra të papastruara

Fshati Bishan në Bashkinë Vlorë, ishte fshati më i prekur nga përmbytjet. Mijëra hektarë tokë, banesa dhe kasollet e bagëtive ishin prej ditësh nën ujë.

Por përmbytjet duket se janë një nga shumë problemet që ka ky fshat. Mbetjet janë shqetësimi tjetër i banorëve, pasi siç shihet kazanët kanë kohë pa u pastruar.

Sipas banorëve, mbetjet pastrohen rrallë në fshat dhe ndaj krijohet kjo situatë, ku përveç kazanëve plot mbeturina gjen edhe rreth tyre.

Banorët i thanë Gjurmon.al se janë ankuar për këtë problem, por nuk kanë marrë zgjidhje. “Jemi të harruar, edhe u përmbytëm edhe nuk na pastrohen mbejtet”, tha një prej tyre.

Situata flet qartë dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme, por duket se ky problem do të vijojë pasi nuk është shqetësim vetëm i banorëve të Bishanit, por në të gjthë Bashkinë Vlorë.