Ndotje në nivele alarmante, kjo është gjendja në tabanin e detit në Porto Palermo

Ndotje në nivele alarmante, kjo është gjendja në tabanin e detit në Porto Palermo
Ndotja në Porto Palermo

Bashkia Himarë e reklamon si një nga plazhet me të pastra dhe më bukura, por situata flet ndryshe. Po flasim për plazhin e Porto Palermo që është zonë e mbrotjur dhe do duhej që të mbrohej vërtetë nga autoritetet.

Aktori Gentian Zenelaj i cili është i apasionuar pas zhytjes ka publikuar një video në mediat sociale ku tregon gjendjen alarmante të tabanit të detit në Porto Palermo. Goma makinazh, plastikë dhe të gjitha llojet e mbetjeve lundrojnë bashkë me speciet në këtë det.

Ky është tabani i detit në Porto Palermo “zonë e mbrojtur” por ju them që e tillë është situata  në të gjithë Shqipërinë.. duke filluar nga pika më jugore e deri sipër në veri. Kështu janë lumenjtë, liqenet. Pamje të tilla si kam parë në asnjë vend të botës ku pasioni im për zhytjen me ka shtyrë të eksploroj. Jemi përfundimisht armiqtë më të mëdhenj të natyrës tonë”, shkruan Zenelaj.

Ky është një shqetësim që është ngritur prej kohësh nga aktivistë dhe ambientalistë, ku ndotja është armiku kryesor i turizmit. Pavarësisht të gjitha reagimeve autoritetet duket se nuk kanë prioritet pastërtitnë, por propagandën me foto dhe video nga perëndimet e diellit.