Kthim pas në kohë – Në Himarë dëgjohet zhurma e gjeneratorëve, Vlora me bulevard pa drita

Kthim pas në kohë – Në Himarë dëgjohet zhurma e gjeneratorëve, Vlora me bulevard pa drita

Në kulmin e sezonit turistik, ku gjithçka duhet të ishte në rregull për të mirëpritur turistët, në qytetet e jugut janë shfaqur problematika që duket se ishin tejkaluar me kohën.

Në Himarë është rikthyer problemi i mungesës së energjisë elektrike, ku bizneset kanë nxjerr gjeneratorët nga garazhet dhe i kanë ndezur sërish.

Siç shihet dhe nga pamjet e dërguara nga qytetarët në redaksinë e Gjurmon.al, gjeneratorët janë zhurma e shëtitores duke mbytur dhe muzikën e bareve në këtë zonë.

Një situatë e ngjashme është edhe në Vlorë, ku mbrëmjen e së dielës në bulevardin “Ismail Qemali” nuk kishte ndriçim. Pjesa më e madhe e këtij bulevardi ishte në terr, ku dukej sikur Vlora flinte në orët e mbrëmjes që turistët duhet të dyndeshin në rrugë për xhiron e darkës.

Këto janë disa nga problematikat që po përballet jugu këtë sezon dhe pasoja shihet qartë pasi turistët janë çdo vit e më të paktë.