Në shkollën e mesme Hasan Pulo në Orikum nga viti në vit trokasin më pak nxënës. Kjo e ndikuar nga braktisja e banorëve që po i bëjnë qytezës në jug të Vlorës, ku më herët Gjurmon.al ka raportuar se muajt e dimrit ky qytet i vogël hesht.
Numri i ulët i nxënësve në këtë shkollë duket se ka ndikuar dhe në investimet që bëhen në godinë. Shkolla Hasan Pulo sipas banorëve nuk po sheh më investime, ku situata më e qartë është me fushën e sportit që ndodhet pas saj.
Dikur gjithçka ka qenë në rrëgull, fusha me bar artificial, rrjetat rrethuese të rregullta dhe gjithmonë gati për të pritur nxënësit. Por tashmë kjo fushë është në gjendje të mjerueshme.
Siç shihet edhe nga pamjet, asgjë nuk është siç duhet dhe mund të thuhet se nuk është më një fushë sportive. Kjo fushë sportive nuk i mirëpret dot më nxënësit, ndaj investimi në të është i nevojshëm.
Pak metra më tej ndodhet një fushë sportive private, e cila ka hijeshinë e dikurshme të palestrës së hapur të shkollës, ndaj kërkohet vëmendje për terrenet sportive.

