Fasadat e pallateve në Vlorë nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë. Shumë godina shumëkatëshe kanë probleme të theksuara në strukturën e jashtme, ku nga amortizimi po bie suvaja, por edhe pllakat e fasadës.
Ky problem shfaqet më shumë në zonën e Skelës dhe Lungomare, aty ky kripa e detit ka bërë që amortizmi është më i shpejtë. Gjurmon.al ka bërë një vëzhgim në Vlorë pak ditë më parë, ku ka vërejtur probleme në shumë prej fasadave të pallatit.
Këto pamje vijnë nga një prej pallateve në zonën e Skelës, ku shihet qartë që shumë prej pllakave kanë rënë dhe të tjera janë gati për t’u shkëpur nga godina duke rrezikuar dhe jetën e qytetarëve.
Por kjo problematikë shfaqet në shumë pallate të tjerë, duke u bërë një shqetësim për banorët.
Ky vëzhgim i Gjurmon.al vjen pas ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku zjarri aksidental u përhap në të gjithë fasadën dhe dogji më shumë se 30 aparatamente. Edhe në Vlorë shumë prej pallateve janë me fasada të ventiluara, ku përveç frikës për zjarr bashkëjeton me banorët edhe frika për shkëputjen e pllakave të fasadave për të rrëzikuar jetën e kalimtarëve.

