Erozioni është një prej problemeve kryesore që po dëmton lumin Shushica. Përveç ndotjes që është prezente kudo, edhe erozioni po shkatërron bukuritë e luginës së Shushicës.
Gjurmon.al pak javë më parë publikoi pamjet e shkatërrimit që u ishte bërë tokave në Peshkëpi dhe Drashovicë, ku metra të tëra i kishte marrë rrjedhja. Por erozioni shfaqet edhe në fshatra të tjerë, siç shihet edhe në këto pamje, ku në afërsi të Gjormi rrjedhja e lumit po merr çfarë t’i dalë para.
Ky fenomen natyror po fiton terren çdo vit dhe ende nuk ka asnjë reagim nga institicionet. Pamjet tregojnë qartë se erozioni në dhjetëra metrapo gërryen tokë, por merr ngarstat e banorëve me të cilën ata mbajnë frymën gjallë.
Vëzhgimi i Gjurmon.al ka zbuluar se erozioni shfaqet edhe ne lumin Vjosa, në territorin e disa bashkive ndaj dhe ndërhyrja duhet të jetë ndërinstitucionale.
Problemi i gërryerjes së tokave u ngrit edhe gjatë dëgjesës që zhvilloi Kuvendi i Shqipërisë në Vlorë për Reformën Administrativo Territoriale.
Lumi Shushica është pjesë e Parkut Kombëtar të Vjosës ku mbrojtja duhet të ishte më e madhe, por duket se gjithçka është lënë në harresë.

