DEKLARATA | 𝐕𝐥𝐨𝐫𝐚 𝐩𝐚 𝐮𝐣𝐞̈: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈ 𝐭𝐡𝐞𝐦𝐞𝐥𝐨𝐫𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐠𝐚𝐫𝐚𝐧𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐮𝐫𝐠𝐣𝐞𝐧𝐭𝐢𝐬𝐡𝐭

DEKLARATA | 𝐕𝐥𝐨𝐫𝐚 𝐩𝐚 𝐮𝐣𝐞̈: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈ 𝐭𝐡𝐞𝐦𝐞𝐥𝐨𝐫𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐠𝐚𝐫𝐚𝐧𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐮𝐫𝐠𝐣𝐞𝐧𝐭𝐢𝐬𝐡𝐭

Rrjeti i organizatave “Përballja e Ofertave Politike” e konsideron të papranueshme situatën e mungesës së ujit të pijshëm në qytetin e Vlorës një qytet, i cili është një qendër e rëndësishme urbane, ekonomike dhe turistike e vendit.

Mungesa e ujit për ditë të tëra ka: cenuar jetën e përditshme dhe dinjitetin e qytetarëve; krijuar vështirësi serioze për familjet, bizneset dhe shërbimet publike; dëmtuar rëndë imazhin e qytetit dhe besimin e vizitorëve; ekspozuar dobësi strukturore në menaxhimin e burimeve ujore dhe infrastrukturës ekzistuese.

Ndjesat publike dhe premtimet për zgjidhje afatshkurtra nuk mund të zëvendësojnë planifikimin serioz, investimet e qëndrueshme dhe përgjegjshmërinë institucionale. Kjo problematikë është e përsëritur ndër vite dhe nuk mund të trajtohet më si një situatë e përkohshme apo e paparashikueshme.

Ne jemi këtu për të ngritur shqetësimin qytetar në një nivel përgjegjësie institucionale prandaj neë menyrë urgjente: 𝐍𝐞̈ 𝐦𝐛𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐯𝐞 𝐯𝐥𝐨𝐧𝐣𝐚𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐣𝐦𝐞̈: Transparencë të plotë mbi shkaqet reale të ndërprerjeve të furnizimit me ujë; Masa urgjente për garantimin e furnizimit të vazhdueshëm dhe të sigurt me ujë të pijshëm; Një strategji afatgjatë për menaxhimin e burimeve ujore dhe përmirësimin e infrastrukturës; Informim të rregullt dhe të besueshëm për qytetarët mbi ndërprerjet dhe zgjidhjet e planifikuara; Përgjegjësi institucionale për dështimet e përsëritura në ofrimin e këtij shërbimi bazë.

Uji i pijshëm është një e drejtë themelore, jo një privilegj. Vlora nuk mund të pretendojë zhvillim, turizëm dhe mirëqenie pa garantuar shërbimet më bazike për qytetarët e saj. Zgjidhja e kësaj krize kërkon veprim konkret, llogaridhënie dhe angazhim serioz — jo vetëm reagime të momentit.

Organizatat që mbështesin këtë deklaratë:

Përballja e Ofertave Politike

Qendra Rinore e Vlores / Vlora Youth Center

Gender Alliance for Development Center (GADC) Tirane

CSDC Durrës

Epoka e Re

Intelektualët e rinj, Shpresë (IRSH) Shkodër

Lëvizja Rinore Pukë

Qendra Për Progres Rinor Kukës

Gruaja në Zhvillim Korçë

Hapa të lehte Vau i Dejës

Shoqata Tjetës Vizion Elbasan