Punimet në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë, ministri i Mjedisit: Janë me leje, në pronë private

Punimet në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë, ministri i Mjedisit: Janë me leje, në pronë private

Prej disa ditësh në zonën e mbrojtur, Pishë Poro – Nartë janë duke u zhvilluar punime në masivin pyjor dhe sipas shoqatave të mjedisit ky habitat po dëmtohet. Por ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj mendon kështu. Në një konferencë për mediat, ministri i mjedisit pohoi se në këtë zonën nuk është kryer asnjë degradim i masivit pyjor.

Unë dua të sqaroj që…atëherë është nuk është duke u zhvilluar asnjë degradim i zonës së mbrojtur Pishë Poro – Nartë. Zona Pishë Poro Nartë, është pejsazhi i mbrojtur kategoria pesë sipas legjislacionit të zonave të mbrojtura. Gjithmonë herë pas here krijohet një lloj konfuzioni ndoshta edhe dashakeq që e lidhinë zonën e Pishë Poro – nartës me zonën e mbrojtur të lumit të Vjosa. Duhet bërë në fakt një jo duhet bërë një ndryshim këtu.

Lumi Vjosa është park kombëtar kategoria dy, ndërkohë që pish për onart është pejsazhi i mbrojtur kategoria pesë, ku kategoria pesë është në fakt edhe kategoria më e ulët e mbrojtjes së zonave të mbrojtura, ku normalisht një pjesë e mirë e investimeve, sa i takon dhe investimeve infrastrukturore në turizëm janë të lejuara nga legjislacioni i zonave të mbrojtura”, tha ministri teksa u pyet nga gazetarët.

Por kur shpjegoi atë që po ndodhë vërtetë në këtë zonë, ministri deklaroi se kompania private po kryen punime me leje në pronën e saj.

Megjithatë ajo çfarë është duke ndodhur në Pishë Poro -Nartë është nëpërmjet një leje të Këshillit Kombëtar të Territorit ku është bërë vetëm rrethimi i një prone private për të bërë survejime gjeologjike.

Është sipasë të gjitha parametrave ligjor, ky lloj aktiviteti në bazë të ligjit të bazë të ligjit të ndikimit në mjedis nuk ka nevojë për një atë që quhet standarte vendim të ndikimit në mjedis dhe nga ana tjetër subjektet përkatëse kanë bërë të gjitha njoftimet pranë agjencisë rajonale të zonave të mbrojtura ku bëhet monitorim i përditshëm i aktivitetit të survejimit gjeologjik dhe ju siguroj që nga raportet e fundit që kanë ardhur nga agjencia e zonave të Mbrojtura është ë madje mund ta them ndoshta me gjuhë popullore që nuk është prerë asnjë pemë, por duhet të duhet të bëjmë edhe një lloj kategorizimi dhe ndarjes sepse është shumë e rëndësishme që ne të ecim sipas legjislacionit dhe jo dezinformimit që herë pas here ndodh, sepse kur flasim për zona të mbrojtura, i marrim të gjitha njësoj”, shtoi më tej Jaupaj.

Por pavarësish se ministri pohon se ka një leje për punime në këtë zonë, organizatart mjedisore dhe raportimet mediatike thonë të kundërtën. Më herët, insitucionet e tjera përgjegjëse, që janë në varësi të ministrit, kanë deklaruar që nuk kanë parë një leje të zbardhur të KKT për punimet që po kryhen në afërsi të Hidrovorit.