“Hiqni duart nga Vjosa-Narta”, aktivistët protestë pas nisjes së punimeve pa transparencë në zonën e mbrojtur

“Hiqni duart nga Vjosa-Narta”, aktivistët protestë pas nisjes së punimeve pa transparencë në zonën e mbrojtur

Teksa në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Naftë po vijojnë punimet për një projekt që edne nuk ka transparencë se çfarë parashikohet të ndërtohet, organizatat mjedisore janë ngritur në protestë.

Me moton “HIQNI DUART NGA VJOSA-NARTA”, PPNEA, Birdlife dhe 19 organizata të tjera kanë zhvilluar një protestë simbolike aty ku kanë nisur punimet mes masivit pyjor.

Dhjetëra kamionë dhe ekskavatorë janë sulur në një nga zonat më të pasura natyrore, duke zëvendësuar jetën e egër të Peizazhit të Mbrojtur Pishë Poro-Nartë me makineri të rënda. Këto makineri nuk po e pasurojnë zonën, por po e grabisin dhe shkatërrojnë atë. 

E gjithë kjo ndërhyrje po bëhet duke na anashkaluar ne, publikun, dhe duke shpërfillur çdo ligj apo institucion. PPNEA, së bashku me BirdLife Europe dhe 19 partnerë të tjerë në Evrope të BirdLife, dëshmuan dhunimin që po i bëhet Zonës së Mbrojtur dhe protestuan me një kërkesë të qartë: HIQNI DUART NGA VJOSA-NARTA!”, shkruhet në njoftimin e PPNEA.

Prej disa ditësh në masivin pyjor të Pishë Poro – Nartë në afërsi të Hidrovorit kanë nisur punimet, ku janë hedhur kamion me zhavorr dhe po happen rrugë mes pishave. Deri më tani nuk ka detaje për këtë projekt, ku insitucionet nuk kanë reaguar ende.