Pak ditë pas raportimit të Gjurmon.al për problemin e mbetjeve dhe bllokimin e kanalit në hyrje të qytetit, Bashkia Vlorë ka reaguar.
Në këtë kanal ishin kyer ndërhyrje, duke pastruar shkurret që kishin bllokuar rrjedhën e ujit, por mbetjet plasike ishin po aty. Pamjet e xhiruara nga Gjurmon.al tregojnë ndërhyrjen e bashkisë, ku shihet se mjetet e bashkisë kanë pastruar shkurret.
Ndërkohë mbetjet plastike vijojnë të jenë të grumbulluara poshtë një prej urave që u shërben disa familje për t’u lidhur me rrugën kryesore.
Të pyetur nga Gjurmon.al banorët e kësaj zone pohojnë se pastrimi i kanalit bëhet shumë rrallë dhe në verë është e pamundur jetesa, për shkak të aromave të këqija që përhapen nga uji i ndotur.
Gjurmon.al do ta ndjek këtë problem edhe në vijim, pasi nga ky kanal duhet që të largohen edhe mbetjet plastike e jo vetëm shkurret.

