Mbetjet vijojnë të jenë problem për Tërbaçin, përroi i fshatit i mbushur me plastikë

Mbetjet vijojnë të jenë problem për Tërbaçin, përroi i fshatit i mbushur me plastikë

Gjurmon.al pak muaj më parë ka raportuar lidhur me problemin e mbetjeve në fshatin Tërbaç, në Bashkinë Himarë. Përroi i fshatit ishte i mbushur me plastikë dhe mbetje të tjera, ku rrjedha i dëgonte ato në lumin Shushica.

Kjo situatë vijon të mbetet e njëjtë, pasi autoritetet nuk kanë bërë asnjë ndërhyrje. Gjurmon.al udhëtoi pak ditë më parë drejt fshatit Tërbaç, ku konstatoi se mbetjet e ndryshme vijon të ishin në të gjithë sipërfaqen e përroi të fshatit.

Rrjedha tregon qartë që këto mbetje janë hedhur nga banorët dhe vërshimi gjatë dimrit i ka transportuar mes pemëve dhe shkurreve, ku tashmë ato janë të përhapura kudo.

Si në qendër të fshatit dhe gjatë rrugës kazanët e mbejteve ishin prezentë, por situata tregon se banorët përdorin rrugën e shkurtër duke i hedhur mbetjet në përrua.

Kjo situatë nuk është vetëm në fshatin Tërbaç, por në të gjithë zonën, ku lumi Shushica edhe pse është pjesë e Parkut Kombëtar të Vjosës është i ndotur.