E ndërtuar vetëm pak vite më parë dhe që i ka kushtuar buxhetit të shtetit dhjetëra miliona Euro, rruga Kuç-Qeparo ka nisur të shfaqë probleme.
Ditët e fundit në afërsi të fshatit Qeparo, në kilometrat e fundit të kësaj rruge ka pasur dëmtime të shumta, ku asfalti së bashku me skarpatin e malit kanë rrëshqitur disa centimetra.
Sipas banorëve të zonës, problematikat kanë disa ditë që kanë nisur ku çarja e rrugës vëtëm është zgjeruar. Gjurmon.al e pa ka nga afër këtë problematikë, ku ju sjell pamje edhe me dron të segmentit që dita-ditës po bëhet i pakalueshëm
Sipas vëzhgimit në terren, çarja e rrugës është gati 50 metra dhe është dëmtuar edhe barriera mbrojtëse e saj. Por problemi nuk është vetëm në këtë pjesë, pasi qindra metra më sipër në drejtim të fshatit Kuç rruga ka pësuar sërish dëmtime
Problemet në këtë pjesë janë shfaqur prej muajsh, por tashmë edhe më reshjet e shiut të rëna gjatë javëve të fundit rruga ka pësuar rrëshqitje të tjera.
Autoritetet kanë hezituar që të reagojnë në momentet e para, pasi vetëm të dielën para kanë vendosur sinjalistikën për të njoftuar drejtuesit e mjeteve se në këto dy pjesë ka rrështiqje të rrugës.
Rruga Kuç-Qeparo ka shfaqur probleme edhe më parë, ku në disa pjesë të saj ka pasur rrëshqitje të rrugëve nga skarpati i malit.

