E ndërtuar dy vite më parë dhe e reklamuar nga autoritetet si një aks i rëndësishëm, rruga Vllahinë-Poçem ka nisur të dëmtohet.
Siç shihet nga pamjet, ky segment ka rrëshqitje në disa vende dhe në pjesë të ndryshme kalimi bëhet me shumë vështirësi.
Banorë e zonës dhe drejtuesit e mjeteve që e përdorin këtë rrugë, asfalti ka çarje të gjata dhe të thella në disa segmente, por në disa zona ka rrëshqitur edhe kodra mbi rrugë.
Problematikat nuk janë shfaqur vetëm tani pas shirave të dimrit, por edhe më herët gjatë verës dhe vjeshtës.
Ky segment rrugor është ndërtuar dy vite më parë, si një nyje lidhëse mes Vlorës dhe Mallakastrës, duke qenë potencial për turizmin dhe ndihmë për bujqësinë e zonës, por tashmë paraqet shqetësim për qytetarët.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet lokale dhe qeveria për riparime, duke paralajmëruar se nëse nuk merren masa, dëmtimet mund të thellohen dhe të rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës.

