Problemi i raportuar në Gjurmon.al po merr zgjidhje, Bashkia Vlorë nis riparimin e shkallëve të Kuzum Baba

Problemi i raportuar në Gjurmon.al po merr zgjidhje, Bashkia Vlorë nis riparimin e shkallëve të Kuzum Baba

Problemi i shkallëve të Kuzum Baba po merr zgjidhje. Problematika e raportuar nga Gjurmon.al muaj më parë duket se është dëgjuar nga autoritetet të cilat kanë nisur punën për rehabilitimin e zonës.

Bashkia Vlorë ka njoftuar se ka nisur punën për rregullimin e shkallëve të Kuzum Baba, për ta kthyer zonën në identitet.

Teksa pranon problemin, bashkia thotë se puna po bëhet për të rikthyes kësaj zone “pamjen që kemi në kujtesë”

Ditë pas dite, puna për rikonstruksionin e shkallëve të Kuzum Babasë, ka filluar t’i japë formën dhe pamjen që kemi në kujtesë, një prej nyjeve historike të qytetit. Shumë shpejtë, shkallaret do të jenë sërish destinacioni turistik që i duhet Vlorës”, është ky njoftimi i Bashkisë Vlorë.

Gjurmon.al e ka raportuar disa herë të problem, pas shqetësimit të banorëve dhe turistëve. Shkallët e Kuzum Baba ishin në gjendje të mjerueshme me rrëshqitje të shumta dherash dhe ishin kthyer në një shqetësim për turistët.

Por problemi në këtë zonë nuk janë vetëm shkallët historike, por edhe mbetjet pasi e gjithë rruga që të çon në Kuzum Baba është e mbushur me mbetje plastike.