Prej pak javës autobusat interurban në qytetin e Vlorës janë vendosur në një stacion të ri. Në hyrje të rrugës Transballkanike tashmë qëndrojnë autobusët, të cilët marrin dhe lënë pasagjerë gjatë gjithë ditës. Ky ambient sipas Bashkisë Vlorë do të jetë i përkohshëm, por ende nuk ka dal një vendim se ku do të jetë...
Investimet harrohen shpejt, sërish punime te rruga Gjergj Arianiti
Në rrugën Gjergj Arianiti në Vlorë do të kryhen sërish punime. Nuk mjaftuan punimet e vitit 2024 dhe as punimet e kryera së fundmi nga administrata aktuale, pasi një pjesë e rrugës tashmë është pakalueshme sepse po zëvendësohen tubacionet e ujësjellësit. Foto e mëposhme tregon njoftimin e bërë nga ish-kreu i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha,...
Problemi i raportuar në Gjurmon.al po merr zgjidhje, Bashkia Vlorë nis riparimin e shkallëve të Kuzum Baba
Problemi i shkallëve të Kuzum Baba po merr zgjidhje. Problematika e raportuar nga Gjurmon.al muaj më parë duket se është dëgjuar nga autoritetet të cilat kanë nisur punën për rehabilitimin e zonës. Bashkia Vlorë ka njoftuar se ka nisur punën për rregullimin e shkallëve të Kuzum Baba, për ta kthyer zonën në identitet. Teksa pranon...
Nis rikonstruksioni i trotuarëve, Bashkia kujtohet pas një viti dhe rregullon pllakat në segmentet problematike
Bashkia Vlorë ka nisur një aksion të ri, rikonstruksionin e trotuarëve. Ky aksion së pari është shtrirë në rrugën Veledin Kollozi dhe Pelivan Leskaj, dy nga segmentet më problematike. Nisja e punimeve, për shqetësimin e shprehur nga banorët për muaj me radhë, e ka njoftuar vetë kryetarja e bashkisë, Brunilda Mersini, e cila ka qenë...
VIDEO – Periferia e harruar, mbetjet pushtojnë rrugët në Vlorë
Situata me mbetjet në Vlorë prej kohësh është alarmante. Kazanët nuk pastrohen në kohë, ndërkohë që plehra gjen në çdo cep. Gjurmon.al ka raportuar shpesh herë për këtë problematikë, që mund të duket e vogël por problematika më madhore për banorët. Shumë qytetarë janë ankuar për mospastrimin e plehrave, por zgjidhja nuk po vjen për...





