Për shkak të skadimit të kontratës të drejtuesit aktual dhe mosrinovimit në kohë, punonjësit e portit detar të Vlorës janë pa paga prej dy muajsh.
Sipas informacioneve, drejtuesi i Portit të Vlorës e ka pasur kontratën deri në muajin nëntor, kohë kur punonjësit e Portit Detar kanë përfituar edhe pagën e fundit. Në këto kushte punonjësit e portit nuk janë paguar për muajin dhjetor dhe rrezikojnë që të mks paguhen as për janarin, pasi kontrata ende nuk është rinovuar.
Mësohet se për t’u paguar punonjësit, drejtuesit të Portit të Vlorës duhet t’i rinovohet kontrata, pasi aktualisht ai nuk ka kompetencën e firmës për të akorduar rrogat e gjithë stafit.
Tashmë pritet një zgjidhje nga Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës pasi është kompetencë e ministrisë që të emërojë apo shkarkojë drejtuesin e portit, që është shkak për ngërçin e krijuar me mospagesat e punonjësve.
Në portin e Vlorës punojnë dhjetëra punonjës, të cilët prej më shumë se 50 ditësh po punojnë pa u paguar.

