Të bllokuar prej 4 ditësh nga rrëshqitja e dherave, banorët e Bashajt nisin të hapin rrugën vetë

Të bllokuar prej 4 ditësh nga rrëshqitja e dherave, banorët e Bashajt nisin të hapin rrugën vetë
Screenshot

Banorët e fshatrave Bashaj dhe Matogjin në Bashkinë Selenicë prej 4 ditësh kanë mbetur të bllokuar për shkak të rreshqitjeve të dherave në rrugën që i lidh me pjesën tjetër të zonës.

Në zonën ku ka ndodhur rrëshqitja e dherave kanë shkuar deputetët e mazhorancës dhe kreu i Bashkisë Selenicë duke premtuar zgjidhje, por kjo zgjidhje nuk ka ardhur ende.

Përballë kësaj situate banorët kanë nisur të të hapin vetë rrugën, me kamza e lopata dhe akuzojnë autoritetet se i kanë lënë në mëshirë të fatit.

Mësohet se banorët e këtyre fshatrave janë bërë bashkë dhe po tentojnë që të heqin masivin e dheut.

Situata është kritike, pasi për shkak të reshjeve të fundit dherat vijojnë e rrëshkasin. Banorët i bëjnë apel dhe institucioneve për ndihmë për të garantuar mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore dhe për të parandaluar situata të ngjashme në të ardhmen.