Rrëshqitje masive dheu në fshatin Bashaj në Selenicë, banorët mbeten të izoluar

Rrëshqitje masive dheu në fshatin Bashaj në Selenicë, banorët mbeten të izoluar

Një rrëshqitje masive dheu ka ndodhur në fshatin Bashaj në Bashkinë Selenicë. Sipas informacioneve bëhet me dije se dëmtuar rëndë rruga lidhëse të fshatit me pjesën tjetër të zonës, duke lënë banorët të bllokuar.

Rrëshqitj e dherave nga shpati i malit ka vijuar edhe gjatë pasdites duke e bërë situatën kritike. Në terren kanë shkuar ekipet e bashkisë dhe ato të emergjencës, por pa ndryshuar aspak situatën.

Ministria e Mbrojtjes me anë të një njoftimi bën me dije se banorët janë në banesat e tyre dhe janë jashtë rrezikut për jetën, por kanë mbetur të bllokuar.

NJOFTIMI I PLOTË

Nga verifikimet e kryera në terren, është konstatuar se, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në zonën e Matogjinit, Bashkia Selenicë, janë shfaqur problematika në aksesin rrugor drejt lagjes Bashaj.

Aktualisht, aksesi është i bllokuar për lëvizje me automjete për një lagje. Banorët ndodhen për momentin në banesat e tyre dhe janë jashtë rrezikut. Autoritetet vendore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, janë në komunikim të vazhdueshëm me banorët.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC), në bashkëpunim me Repartin e Xhenios, po merr masat e nevojshme për mbështetje dhe ndërhyrje në terren, me qëllim normalizimin e situatës dhe rikthimin e lëvizshmërisë, në vlerësim të kërkesës së njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe Prefekturës Vlorë.