Projektbuxheti 2026, Bashkia Vlorë kërkon të blejë tre kamionçina për 285 milionë Lekë

Projektbuxheti 2026, Bashkia Vlorë kërkon të blejë tre kamionçina për 285 milionë Lekë

Tre kamionçina për 28.5 milionë Lekë të rinj (285 milionë) kërkon të blejë Bashkia Vlorë për vitin 2026. Kjo parashikohet në projektbuxhetin e vitit 2026 që bashkia e ka dërguar në Këshillin Bashkiak për miratim në datën 23 Dhjetor.

Sipas dokumentit, bashkia kërkon që të blejë kamionçina me vlerë 95 milionë Lekë copa, në një kohë kur me këtë vlerë mund të blesh shumë më shumë se tr mejete të tilla.

Shpenzimet e kërkuara nga Bashkia Vlorë

Por sipas dokumentit bashkia kërkon që gjatë vitit 2026 edhe kamion vetëshkarkues me vlerë 18 milionë Lekë të rinj, skrep 15 milionë Lekë të rinj, si dhe autobot 18 milionë Lekë të rinj.

Këto janë vetëm disa nga shpenzimet e kërkuara nga bashkia për vitin 2026, por milionë Euro kërkohen të shpenzohen edhe për paga dhe shërbime të tjera ndaj punonjësve.

Gjurmon.al po ndjek me vëmendje çështjen e buxhetit dhe në ditët në vijim do ju raportojmë edhe për shpenzime të tjera që kërkon bashkia.