Një aksion pastrimi në lumin Vjosa është ndërmarrë ditët e fundit. Vetë Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në mediat sociale ka njoftuar aksionin e pastrimit. Sipas kryeministrit aksioni i pastrimit është ndërmarrë nga ekipet e Bashkisë Vlorë.
“Me angazhimin e ekipeve të Bashkisë Vlorë për pastrimin e Vjosës në Novoselë, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.
Masakrën mjedisore në lumin Vjosa, Gjurmon.al e ka denoncuar pak ditë më parë, ku dokumentuam se si shtrati i lumit dhe zona përreth ishte e ndotur nga plastika.
Siç dokumentuam me anë të fotove dhe videove, lumi Vjosa që është edhe Park Kombëtar ishte totalisht e ndotur.

