Vjosa e ndotur nga plehrat, masakra mjedisore pranë urës së Mifolit

Vjosa e ndotur nga plehrat, masakra mjedisore pranë urës së Mifolit

Lumi Vjosa prej vitit 2023 është shpallur Park Kombëtar, duke shpetuar nga ndërtimet e HEC-eve dhe njihet si i vetmi lum i egër në Evropë. Pas shpalljes Park Kombëtar, Vjosa tashmë mbrohet edhe nga UNESCO.

Por pavarësisht mbrojtjes që ka në letra, lum Vjosa duket se është lënë mëshirë të fatit. Ndotja në lumin e egër vijon, ujërat e zeza derdhen në të dhe intertet merren po prej tij.

Gjurmon.al ka raportuar disa herë lidhur me ndotjen në lumin Vjosa, por këtë herë po ju sjellim situatën alarmante që po ndodh në afërsi të urës së Mifolit.

Shirat e fundit nxorrën në pah edhe ndotjen, ku në dy brigjet e lumit mund të shihen me sy të lirë plehrat që kanë ngecur në bimësi. Por ajo që bie në sy është edhe ndotja që shkaktojnë banorët e fshatit dhe Bashkia Vlorë shumë pranë urës së vjetër të Mifolit.

Një prej brigjeve të Vjosës është kthyer në kosh plehrash, pasi aty grumbullohen mbetjet e gjithë zonës. Siç shihet nga pamjet e sjella nga Gjurmon.al mbetje gjen kudo, të hedhura në mënyrë të vazhdueshme me shpresë se kur të fryhet lumi t’i marrë me vete dhe t’i dërgojë në det.

Kjo situatë alarmante kërkon ndërhyrje urgjente nga autoritetet, të cilat në letra mbrojnë Vjosën por në realitet duket se ky lum është harruar.