Në Parkun Arkeologjik të Finiqit prej disa ditësh janë parë disa mjete të rënda që po kryejnë gërmime. Dy skrepat kanë gërmuar brenda parkut, duke hedhur dyshime se këto punime janë të pakontrolluara dhe problematike për trashëgiminë kulturore.
Alarmi është ngritur nga një grup turistët që ishin duke vizituar këtë park arkeologjik, ku sipas tyre persona të paautorizuar kanë punuar për qëllime përfitimi personale. Këto dyshime janë përforcuar pasi e gjithë rruga për të shkuar në site ishte totalisht e bllokuar nga rënia e inerteve duke e bërë të pakalueshme, çka shton dyshimet se mjetet janë futur në site nga një rrugë dytësore.
I vetmi dokumentacion që disa punonjës kishin ishte një miratim i vitit 2021 ku kërkohej ndërhyrja në muret rrethuese të sitit arkeologjik.
Pas dyshimeve se personat që kryenin këto gërmime ishin thesarkërkues, apo qytetarë të paautorizuar, mësohet se gërmimet po bëhen nga vetë shteti.
Sipas informacione, mëseohet se në këtë zonë të mbrojtur ka nisur projekti “Restaurimi dhe konsolidimi i murit rrethues”, me një vendim të datës 25 korrik 2025 të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, pas kërkesës së bërë nga Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore dhe institucioni përgjegjës për zbatimin e punimeve është Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë.
Por pavarësisht këtij fakti, eksperët ngrenë alarmin për mënyrën e gërmimit. Sipas tyre lejimi i mjeteve të rënda në zemër të parkut antik rrezikon seriozisht integritetin e sitit, duke cenuar shtresat arkeologjike të ekspozuara dhe strukturat antike që janë zbuluar me kujdes ndër vite.

