“Këmbët e urës janë zhveshur nga betoni”, aktivisti denoncon gjendjen e molit në Livadh

“Këmbët e urës janë zhveshur nga betoni”, aktivisti denoncon gjendjen e molit në Livadh

Aktivisti i njohur Florjan Haçkaj, i cili prej vitesh është edhe banor i Himarës ka denoncuar gjendjen në të cilën ndodhet moli i Livadhit në Himarë.

Me anë të një postimi në mediat sociale, ku publikon edhe një video, Haçkaj shprehet se moli i cili sipas autoriteteve është përfunduar këtë verë është dëmtuar.

Duke iu referuar edhe një bisede që ka bërë me miq të tij turistë të huaj, kishin menduar se mund të ishte bërë në vitet 70-të, pasi betoni është gërryer i gjithë dhe kanë dalë hekurat që mbajnë strukturën.

Shikoni çfarë drame është moli i Livadhit i përfunduar vetëm këtë verë! Shpërndajeni tek këta dreq pushtetarësh se mos kanë ndonjë mundësi ta detyrojnë firmeë që e ka ndërtuar ta rregullojë sido që duket si rast i pashpresë teksa këmbet e urës janë zhveshur nga betoni si të kishte 30 vite e ndërtuar ky mol!!!”, shkruan aktivisti në mediat sociale.