Protestoi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, policia procedon të riun nga Vlora

Protestoi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, policia procedon të riun nga Vlora

Policia e Vlorës ka proceduar të riun David Dano, i cili protestoi në Këshillin Bashkiak Vlorë, duke akuzuar anëtarët se kanë neglizhuar prej vitesh problemin e tij.

Por teksa të gjithë prisnin reagimin e Bashkisë Vlorë, për të zgjidhur problemin e Danos, kjo gjë nuk ka ndodhur por ka nisur procedim për të riun, i cili tashmë përveç se i pastre do ketë edhe një procedim mbi supe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe proceduan penalisht, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin D. D., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim punonjësja e Policisë Bashkiake Vlorë, shtetasja A. R., 55 vjeçe, se ky shtetas më datë 29.09.2025, ora 11:30, është futur pa leje në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Vlorë, duke ndërprerë zhvillimin e mbledhjes për disa minuta”, njoftojnë blutë e Vlorës.

I riu David Dano protestoi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe pohoi se prej vitesh i kanë shembur banesën dhe nuk e kanë shpronësuar.