Situata me mbetjet në Vlorë prej kohësh është alarmante. Kazanët nuk pastrohen në kohë, ndërkohë që plehra gjen në çdo cep.
Gjurmon.al ka raportuar shpesh herë për këtë problematikë, që mund të duket e vogël por problematika më madhore për banorët.

Shumë qytetarë janë ankuar për mospastrimin e plehrave, por zgjidhja nuk po vjen për ta. Sot po sjellim se çfarë ndodh në periferinë e Vlorës, ku duket se plehrat kanë pushtuar rrugët.
Kazanët duket që nuk janë pastruar prej ditësh, e askush nuk kujdeset për këtë zonë. Ndodhemi në rrugën kryesore që lidh autostradën më Nartën dhe Zvërnecin, segment rrugor i vizituar nga mijëra turistë.

Por situata nuk është e tillë vetëm në këtë rrugë, pasi edhe në pjesë të tjera të qytetit duket se gjithçka ka mbetur në vend. Kazanët në shumë pjesë të vlorës duken njësoj, të tejmbushur.

