Dështon aksioni i bashkisë për lirimin e parkimeve në bulevard, privatët pushtojnë hapësirat

Dështon aksioni i bashkisë për lirimin e parkimeve në bulevard, privatët pushtojnë hapësirat

Në 26 Gusht kreu i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, njoftoi nisjen e një aksioni për heqjen e konave që kishin zaptuar parkimet private. Aksioni u shtri në bulevardin kryesor “Ismail Qemali”, ku ishte e vështirë që të gjeje një parkim të lirë dhe të mos zaptuar nga bizneset private.

Pamje nga aksioni

Vendosja e konave të parkimit pa kriter, vend më vend e rrugë më rrugë, do të marrë fund! Aksioni për pastrimin e qytetit nga këto shenja të paligjshme ka nisur sot nga Bulevardi dhe do të vijojë në të gjithë territorin!”, shkroi në atë kohë kreu i Bashkisë.

Por duket se aksioni u la në mes, pasi situata pak ditë më vonë u kthye si në fillim. Parkimet u zpatuan sërish. Përballë kësaj situate, bashkia nisi sërish një aksion të dytë. Në datën 5 Shtator në profilin e tij në Facebook, Dredha njoftoi se zaptuesit do të kallëzoheshin edhe në prokurori.

Pamje nga aksioni

Gjatë kontrolleve në territorin e qytetit, janë konstatuar raste  të rivendosjes së tabelave urbanistike, pa autorizim, nga individë dhe biznese që zaptojnë trotuaret dhe hapësirat publike. Policia Bashkiake ka marrë masa të vazhdueshme administrative, por duke parë që nuk kanë mjaftuar, është kaluar në një fazë të re ligjore. Në disa raste janë mbledhur prova dhe po depozitohen kallëzime penale në Prokurorinë e Rrethit Vlorë ndaj autorëve të këtyre veprimeve.

Zaptimi i trotuareve dhe vendosja e tabelave të paautorizuara nuk janë vetëm shkelje administrative, por vepra penale që do të ndëshkohen me forcën e ligjit. Çdo rast i konstatuar do të ndiqet me gjoba dhe kallëzim penal”, ishte ky paralajmërimi i kreut të Bashkisë.

Parkimet pas aksionit

Por sërish situata nuk ka ndryshuar. Gjurmon.al udhëtoi drejt Vlorës për të parë nga afër nëse ky aksion i bashkisë po zbatohej. Situata në Bulevardin kryesor në qytet ishte po e njëjtë.

Të gjeje një vend parkimi ishte me fat, pasi në çdo post parkimi gjeje tabela informuese se këto hapësira u takonte privatëve.

Parkimet pas aksionit