Kanalet kulluese vijojnë të mos pastrohen në Vlorë, rrezik për përmbytje

Kanalet kulluese vijojnë të mos pastrohen në Vlorë, rrezik për përmbytje

Prej tetorit të vitit të shkuar qyteti i Vlorës është përmbytur peridikisht sa herë që ka pasur reshje. Edhe pak ditë më parë kur Vlora u përfshi nga një stuhi që zgjati pak minuta, qyteti u përmbyt dhe për orë të tëra gjithçka u paralizua, pasi banorët nuk lëviznin dot nga banesat e tyre.

Bashkia Vlorë ka premtuar se ky problem do të zgjidhet, por duket se situata po flet kundër tyre. As tenderat për pastrimin e kanaleve dhe as videot me fadroma që pastrojnë kanalet duket se nuk po bëjnë punë.

Gjurmon.al po ju sjell sot pamje nga një prej kanaleve në Vlorë që ndodhet në hyrje të By Pass-it, ku shihet qartë situata e bllokimit të tij nga mbetjet urbane dhe nga inertet.

Por situata nuk është alarmante vetëm në këtë kanal, por edhe në shumë të tjerë në Vlorë ku pavarësisht se në disa është ndërhyrë, ende një pjesë e madhe e kanaleve janë të bllokuar.

Me dimrin që është në prag situata bëhet dhe më alarmante, kur që nga tetori i vitit të shkuar çdo reshje shiu është shoqëruar me përmbytje.