Media publike gjermane: Skandal mjedisor në Parkun Kombëtar të lumit të egër në Shqipëri

Media publike gjermane: Skandal mjedisor në Parkun Kombëtar të lumit të egër në Shqipëri

Problemet në Parkun Kombëtar të Vjosës vijojnë të tërheqin mediat e huaja. Së fundmi në brigjet e Vjosës, aty ku ndotja është alarmante ka shkuar grupi i xhirimit të televizionit publik gjerman, ARD.

Gazetarët e këtij televizioni kanë folur me ekspertë dhe denoncojnë se ndotja në Vjosë po shkatërron biodiversitetin. “Skandal mjedisor në parkun kombëtar të lumit të egër në Shqipëri,” kështu titullohet kronika gati 4 minuta dedikiar parkut kombëtar.

Sipas gazetarëve gjermanë, shpallja e Vjosës si një park kombëtar ishte një arritje pasi aty do të ndërtoheshin hidrocentrale të mëdha. Duke u ndalur të problemet gazetari gjerman thekson se ndotja e lumit nga nafta është bërë nga kompania shtetërore Albpetrol.

Ekspertët thonë se i ashtuquajturi pastrim nga kjo kompani pas ndotjes është i pamjaftueshëm. “Pompat janë të vjetra, situata është katastrofike. Nafta rrjedh kudo,” shprehet Ulrich Eichelmann, CEO i Riverëatch.

Ndërkohë ministrja Mirela Kumbaro se “Ne kemi një strategji, por është një proces i gjatë dhe i shtrenjtë”. Një problem është se në fund të lumit është aktivizuar një hidrocentral dhe një digë e vjetër, që shkon në kundërshti me premtimin se ky do jetë një park kombëtar i mbrojtur, thekson media gjermane.