Ndotja në bregdetin e Vlorës ka qenë një problem i vazhdueshëm, ku edhe për gjatë këtij sezoni veror ujërat e zeza janë derdhur në det.
Këto pamje vijnë nga një qytetar në Vlorë, i cili denoncon problematikën e ndotjes së bregdetit. Pamjet janë xhiruar në Lungomare, një nga zonat më të frekuentuara ku turistë të shumtë zgjedhin të kalojnë ditët e tyre të pushimit.
Kjo nuk është një pamje e panjohur për qytetarët e Vlorës, të cilët prej kohësh përballen me pamje të tillë. Gjurmon.al ka denoncuar edhe më herët këtë problematikë, që mori zgjidhje të pjesshme në muajin Korrik, ku një prej kanaleve i ujërave të zeza u mbyll.
Pamjet shqetësuese janë një ndër faktorët që ndoshta ka ndikuar edhe në uljen e numrit të turistëve, ku bizneset e zonës janë ankuar kët vit për ulje të ndjeshme të të ardhurave të tyre.

