FOTO – Hiqet më në fund tabela e vjetëruar në hyrje të Himarës

FOTO – Hiqet më në fund tabela e vjetëruar në hyrje të Himarës

Tabela e vjetëruar në hyrje të Himarës, e cila ishte djegur jo vetëm nga dielli por edhe nga zjarret nuk do të jetë më. Pasi u la për muaj të tërë, për t’u parë nga të gjithë turistët që kalonin aty, Bashkia Himarë ka vendosur që ta heq këtë tabelë duke e zëvendësuar me një tjetër.

Gjurmon.al e fotografoi këtë tabelë të dielën, ku shihej qartë se ishte imazhi më i keq që mund të shihnin turistët. Kjo tabelë qëndronte aty prej vitesh dhe askush nuk ishte kujdesur që të freskohej çdo verë, por këtë herë duket se u gjet zgjidhja.

Me mesazhin ‘Mirësevini në Himarë – Aty ku dielli prek detin’, i urojmë çdo vizitori një përvojë të paharrueshme në këtë copëz parajse mes detit dhe malit. Tabelat e mirëseardhjes nuk janë thjesht sinjalistikë – janë përqafimi i parë që i bëjmë kujtdo që zgjedh të vizitojë vendin tonë”, shkruan kreu i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, duke pranuar kështu se tabela e parë nuk ka qenë dinjitoze.

Por pavarësisht zëvendësimit të kësaj tabele, hyrja e Himarës ende lë shumë për të dëshiruar, pasi rruga nuk është në standardet e saj më të mira dhe pjesët anësore të saj gjithashtu.