Krim mjedisor, ndotje masive në pyllin që është pjesë e zonës së mbrojtur të Lagunës së Nartës

Krim mjedisor, ndotje masive në pyllin që është pjesë e zonës së mbrojtur të Lagunës së Nartës

Në pyllin që i bën hije Lagunës së Nartës në Vlorë është duke ndodhur në krim mjedisor. Pavarësisht se rruga për të shkuar deri në këtë pyll është shumë e amortizuar, sërish vizitorët zgjedhin që të kalojnë kohë nën hijen e pishave për piknik.

Por problemi qëndron te ndotja, pasi të gjithë ata që shkojnë në këtë zonë për të kaluar një ditë ndryshe, për të konsumuar një vakt në natyrë zgjedhin që të mos pastrojnë mbetjet.

Gjurmon.al po ju sjell pamjet alarmante nga kjo zonë, ku shihet qartë se një pjesë e madhe e pyllit është e ndotur, ku gjen kollaj shishe plastike, qese dhe mbetje të tjera që duan mijëra vite që të dekompozohen.

Situata prej kohësh është e njëjtë, na u konfirmua nga vizitorë që kishin zgjedhur të kalonin fundjavën në këtë zonë, por sipas tyre autoritetet nuk janë kujtuar kurrë për të bërë inspektime dhe fushata pastrimi.

Kjo situatë kërkon zgjidhje të menjëhershme, pasi mbetjet vetëm po përhapen në këtë pyll duke dëmtuar zonën e cila është edhe e mbrotjur, pasi është pjesë e Lagunës së Nartës.