Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Dukatit, ku flakët po rrezikojnë Parkun Kombëtar të Llogarasë. Prej disa orësh forcat zjarrëfikëse po luftojnë me flakët, por ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor.
Në këto kushte zjarrfikësit janë duke punuar me lopata apo dhe me degë peme për të izoluar flakët dhe shuar ato, por deri më tani duket e pamundur që zjarri të vihen nën kontroll, ndaj dhe kërkohet ndëhyrja nga ajri.
Sipas informacioneve të deritanishme, bëhet me dije se qindra pisha, bredha apo dhe pemë të tjera janë shkrumbuar nga zjarri, i cili i ndihmuar dhe nga era po përparon duke u ngjitur në pjesën e majës së malit të fshatit Dukat.
Edhe pse parku kombëtar i Llogarasë është larg, nëse vijohet me këto kushte atmosferike, ku era po shtynë flakët drejt parkut rreziku shtohet.
Bashkia Vlorë ka kërkuar ndërhyrje nga ajri me helikopter dhe angazhimin e forcave të armatosura, me qëllim përballimin e flakëve dhe vendosjen e situatës në normalitet.

