Shezlonget e paligjshëm në ishullin e Ksamilit ndalohen nga autoritetet

Shezlonget e paligjshëm në ishullin e Ksamilit ndalohen nga autoritetet

Plazhi publik në ishullin e Ksamilit është rikthyer sërish në përdorim të lirë për qytetarët, pas ndërhyrjes së Policisë Bashkiake të Sarandës. Lajmi u shpërnda edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksohet se hapësira ishte zaptuar në mënyrë të paligjshme nga një subjekt privat.

Sipas ministres Kumbaro, biznesi kishte vendosur çadra dhe shezlongë në ishullin e Ksamilit – një zonë që është pjesë e plazhit publik dhe që nuk mund të shfrytëzohet në mënyrë private. Ky veprim abuziv u denoncua nga qytetarët, çka çoi në një reagim nga autoritetet lokale.

Pas denoncimit të marrë nga qytetarët, menjëherë Policia Bashkiake e Sarandës ka liruar hapësirën e plazhit duke e rikthyer sërish në përdorim publik, pa pagesë për pushuesit në Ksamil,” njoftoi Kumbaro.