Ndotet sërish deti në Jug të vendit, këtë herë mbetjet shfaqen në Borsh

Ndotet sërish deti në Jug të vendit, këtë herë mbetjet shfaqen në Borsh

Video që po shihni është xhiruar këtë fundjavë në plazhin e Borshit, ku duket qartë ndotja që i është shkaktuar detit në këtë zonë. Pamjet vijnë nga turistët që kanë zgjedhur që të pushojnë në Bordh këto ditë, por janë ndeshur me këtë situatë të pakëndshme.

Sipas pushuesve kjo situatë është shkaktuar nga tragetet dhe jahtet që kalojnë në këtë zonë, por ende nuk dihët nëse është kjo arsyeja e ndotjes që po i shkaktohet detit Jon.

Ndërkohë bizneset në zonë ankohen se kjo ndotje po u shkakton dëme të mëdha, pasi turistët po largohen pasi nuk mund të bëjnë dot plazh në këtë det të ndotur.

Kjo nuk është hera e parë që një situatë e tillë po ndodhë në detin Jon, pasi Gjurmon ka sjell pamje edhe nga Llamani ku pak ditë më parë ishte një situatë e ngjashme, pasi deti edhe aty kishte një ndotje të ngjashme.

Si në rastin e parë të ndotjes edhe këtë herë ende nuk ka një reagim nga autoritetet, se çfarë e shkakton dhe kush janë përgjegjësit për këtë situatë që po dëmton turizmin.