Ndarja e plazheve në Orikum, privati merr pjesën më të madhe dhe më të mirë

Ndarja e plazheve në Orikum, privati merr pjesën më të madhe dhe më të mirë

Parcelat e plazhit në Orikum edhe këtë vit janë ndarë ngjashëm me vitet e tjera. Më shumë hapësira ka marrë privati, e pak hapësira i janë lënë publikut.

Edhe ato hapësira që janë për publikun, nuk janë në vendet më të mira, por plazhi aty lë shumë për të dëshiruar.

Plazhi Orikum

Gjurmon.al shkoi në plazhin e Orikumit, u vëzhgoi të gjithë hapësirën bregdetare në këtë qytet dhe situata është e qartë, ndarja e plazheve ka sërish probleme.

Edhe këtë këtë qytet rregullorja e re për ndarjen e parcelave të plazheve nuk është respektuar siç duhet, pasi hapësira nuk kanë marrë vetëm hotelet, por edhe restorantet dhe lokalet buzë detit kanë hapësira me çadra dhe shezlon.

Plazhi i Orikumit

Nëse bëhet një krahasim me një vit më parë, ka një zgjerim të hapësirave për publikun, por ende nuk është aty ku duhet. Ndaj dhe policia ka nisur një aksion në ditët e fundit për të liruar hapësira e zëna pa dretësisht nga privatët.