Vlora prej tre javësh me probleme në furnizimin me ujë, drejtori i ujësjellësit pranon problemin

Vlora prej tre javësh me probleme në furnizimin me ujë, drejtori i ujësjellësit pranon problemin

Qyteti i Vlorës për më shumë se tre javë po përballet me ungesën e ujit të pijshëm. Të shumta janë lagjet që kanë kufizime, kjo e ndikuar nga punimet që po bëhen në ujësjellësin e qytetit.

Pas tre javësh, drejtori i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati, në një konferencë për mediat pohon se problemi është zgjidhur, por sërish pohon se ka zona që duhen ndërhyrje të tjera për të mos pasur probleme në vijim.

Sipas Muratii problemi filloi prej zëvendësimit të pompës kryesore të furnizimit me ujë, por sipas tij zona e turizmit në qytet nuk ka pasur probleme me furnizimin gjatë kësaj kohe.

Drejtori i ujësjellësit në konferncën për mediat, pohoi se qytetarët kanë shprehur shumë qetësimet gjatë kësaj kohe, por shton se pavarësisht se u është përgjigjur në telefon nuk ua ka zgjidhur problemin në kohë reale.

Ai sqaroi se në mungesë të ujit nga rubineti në shumë familje është dërguar ujë me depozita të mëdha lëvizëse, por që sërish nuk ka qenë i mjaftueshëm në kët ditë të nxehta vere.

Qyteti i Vlorës prej javësh po vuan për ujë të pijshëm, dhe sipas banorëve ky problem mund të vijojë edhe më shumë pasi kjo nuk është hera e parë që kanë pasur një problem të tillë.