Mungesa e hapësira publike për plazhe, bashkia nis aksionin për lirimin e tyre

Mungesa e hapësira publike për plazhe, bashkia nis aksionin për lirimin e tyre

Shqetësimi i ngritur edhe nga Gjurmon.al për mungesën e hapësirave publike për plazhe në zonën e Radhimës duket se po gjen zgjidhje.

Në nisje të kësaj jave Bashkia Vlorë, e mbëshetur nga Policia Bashkiake dhe ajo e Shtetit, ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave të zaptuara padrejtësisht nga subjekte të ndryshme private.

Mësohet se efektivët e dy strukturave, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndërhyrë në zonën turistike të Rradhimës, ku janë konstatuar disa subjekte që kishin zaptuar hapësirat publike në kundërshtim me ligjin ose nuk dispononin dokumentacionin përkatës për shfrytëzimin e plazhit.

Forcat e rendit kanë hequra qindra shezlonë e çadra që ishin vendosur nga subjekte të ndryshme, ku shumica e tyre nuk kishin lejet e nevojshme për të kryer këtë aktivitet tregtar.

Po ky aksion duket se do të vijojë, pasi autoritetet njoftojnë se do të kontrolllojnë çdo plazh, pavarësisht se kjo detyrë duhej të ishte kryer prej kohësh, pasi çadrat dhe shelzonën kanë javë që janë vendosur.