Vdekja e punëtorit në kantierin e aeroportit të Vlorës, arrestohet administratori i kompanisë së ndërtimit

Vdekja e punëtorit në kantierin e aeroportit të Vlorës, arrestohet administratori i kompanisë së ndërtimit
Aeroporti i Vlores
Policia e Vlorës ka arrestuar administratorin e kompanisë së ndërtimit ku humbi jetën punëtori 38-vjeçar ditën e djeshme në kantierin e aeroportit të Vlorës.
Në një njoftim për mediat policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi D.N. 45 vjeç për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Sipas uniformave blu, këta dy qytetarë dyshohet se kanë shkelur detyrimet ligjore për zbatimin e masave të sigurisë teknike në vendin e punës, çka ka sjellë si pasojë vdekjen e punonjësit D. H.
NJOFTIMI I POLICISË
Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 19.04.2025, në ambientet e aeroportit në ndërtim, në Akërni, ku humbi jetën si pasojë e rrëzimit nga lartësia, shtetasi D. H., 38 vjeç, punonjës i kompanisë së ndërtimit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin D. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë së ndërtimit, si dhe nisën procedimin penal për shtetasin U. S., 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës i punimeve në të njëjtën kompani. Këta shtetas dyshohet se kanë shkelur detyrimet ligjore për zbatimin e masave të sigurisë teknike në vendin e punës, çka ka sjellë si pasojë vdekjen e punonjësit D. H.