Qyteti i Vlorës është përmbytur dy herë brenda 24 orëve. Reshjet intensive të mesditës së të shtunës përmbytën shumë zona të qytetit, duke paralizuar trafikut dhe qarkullimin e këmbësorëve.
Në shumë pallate hyrjet kishin prezencë të shtuar uji, ku për orë të tëra ishte e pamundur hyrja. Ndërkohë reshjet e shiut u rikthyen edhe gjatë natës duke përmbytur sërish qytetin.
Situata në Vlorë pas çdo reshje shiu është e njëjtë, përmbytje të shumë rrugëve. Kjo tregon se dimri që po vjen mund të jetë problematikë, po ashtu tregon se kanalet kulluese nuk janë hapur siç edhe është propaganduar nga autoritetet vendore dhe qëndrore.
Nga ana tjetër reshjet e shiut duket se kanë mbyllur edhe sezonin turistik pasi këtë mëngjes në Vlorë dukej gjithçka e shkretë.
Çadra të kthyera përmbys që kanë përfunduar deri në rrugën kryesore, shezlong të shkatërruar totalisht, por edhe beach bare e restorantet që kanë përfunduar në bregdet të dëmtuara. Me këtë pamje janë përballur vizitorët dhe banorët e qytetit mëngjesin e kësaj të diele.

