E shtuna e kësaj jave shënoi rihapjen e tunelit të Llogarasë. I projektuar dhe ndërtuar për të shmangur trafikun dhe lehtësuar qarkullimin, dita e djeshme tregoi se dhe tuneli nuk po përballon fluksin e lartë.
Në hyrje të kësaj vepre infrastukturore gjatë paradites së djeshme është përfshirë nga trafik i rënduar, me qindra automjete që presin në radhë për të kaluar drejt jugut të vendit.
Gjurmon.al ishte në vendngjarje në ditën e parë të rihapjes së tunelit, në të cilin vijojnë ende punimet.
Siç shihet dhe nga pamjet, hapja e tunelit ka sjellë fluks të lartë lëvizjeje, duke shkaktuar vonesa në qarkullim, kjo për shkak edhe të punimeve që vijojnë.
Sipas njoftimit nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, tuneli do qëndrojë i hapur dhe pa pagesë deri në 15 Shtator, ku do lejohen të gjitha kategoritë e automjeteve, përjashtuar ato të tonazhit të rëndë.
Ky tunel ka një gjatësi prej 6 kilometrash, tuneli shmang kalimin nga Qafa e Llogarasë dhe pritet të lehtësojë ndjeshëm udhëtimin drejt jugut të Shqipërisë.

