Pak kohë më parë zona historike e Vlorës, e njohur si rruga Muradie që vijon deri te Sahati i qytetit u rehabilitua. Rrugicat u shtruan me pllaka, godinat u rikonstruktuan duke i dhënë qytetit një tjetër pamje.
Por kjo hijeshi duket se po shuhet shpejt, pasi përvecc demtimeve që kanë pësuar godinat, edhe investimet në zonat rekreative po shkatërrohen.
Shembulli konkret është në zonën afër Sahatit, aty ku prej muajsh qëndronin disa tavolina dhe stola që shërbenin për qytetarët për të luajtur shah po edhe lojëra me letra. Prej ditësh këto stola dhe tavolina prej betoni janë thyer duke qëndruar aty si një dëshmi se askush nuk kujdeset për to.

Betoni tashmë është shpërndarë edhe në lulishten aty pranë dhe askush nga autoritetet nuk ka vepruar për të rregulluar një gabim që ndoshta është bërë nga qytetarë të papërgjegjshëm.

