Bashkia e Sarandës ka shpallur një tjetër tender me vlerë rreth 131.6 milionë lekë (afërsisht 1.3 milionë euro) për ofrimin e shërbimeve të pastrimit dhe largimit të mbetjeve urbane në qytet. Investimi synon të përmirësojë standardet e pastërtisë, sidomos gjatë sezonit veror kur Saranda përballet me fluks të lartë turistësh.

Sipas dokumenteve të tenderit, kontrata përfshin pastrimin e rrugëve, grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve në vendet e përcaktuara për depozitimin e tyre. Afati i zbatimit është i përcaktuar për një periudhë të vazhdueshme, për të siguruar shërbim të pandërprerë gjatë gjithë vitit.
Megjithatë, kjo vlerë përbën një rritje të ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme. Në vitin 2020, tenderi për të njëjtin shërbim ishte në vlerën mbi 55 milionë lekë, ose 550 mijë euro.

Nga viti 2023, kjo shifër është më shumë se dyfishuar, duke arritur në 1.3 milionë euro, një shumë që vazhdon të mbetet konstante edhe në vitin aktual.


