Punonjësja e Bordit të Kullimit konfirmon shqetësimin e ngritur nga Gjurmon: Erozioni po merr tokat në Shushicë

Punonjësja e Bordit të Kullimit konfirmon shqetësimin e ngritur nga Gjurmon: Erozioni po merr tokat në Shushicë

Gjatë dëgjesës së Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo Territoriale, një punonjëse e Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit ka ngritur shqetësimin e erozionit në lumin Vjosa dhe Shushicë.

Meme Abazaj pohoi në fjalën e saj se tokat në shumë fshatra në Vlorë e Selenicë po gërryhen nga erozioni, ndaj kërkoi ndërhyrjen e autoriteteve qendrore për t’i dhënë kompenca institucioneve vendore për të rregulluar këtë problem.

Unë e kam ngritur dhe njëherë këtë si shqetësim pranë një takimi me ministrin tonë të bujqësisë. Përfitoj nga rasti që jeni dhe ju zotërinj parlamentarë një pjesë, dua të them në lidhje me sistemimin e shtretërve të lumenjëve sepse tokat që ne i kemi shumë të pakta po i marrin Vjosa dhe Shushica pasi ë në mes të Vjosës janë krijuar ishuj me tokë duke gërryer tokat e Selenicës.

Shumë banorë u është marrë toka dhe u rrezikohet toka. U rrezikohen bagëtitë që kanë të mbrojtura aty. Dua të them një vendim Këshilli i Ministrave për zonat e mbrojtura se është park kombëtar dhe Shushica dhe Vjosa një VKM që të na lejoj ne jo të prishim po të ndreqim të sistemojmë shtretërit e lumenjëve në mënyrë që t’iu vijmë në ndihmë të gjithë banorëve”, u shpreh Abazi.

Problemi i erozionit në lumenj është ngritur para disa javësh nga Gjurmon, ku me anë të pamjeve filmike u dokumentua se lumi Shushica po dëmtonte tokat në disa prej fshatrave.