Pushuesit në Dhërmi janë përballur me një situatë jo të këndshme ditët e fundit. Doktor Roland Shuperka, i cili ka zgjedhur këtë plazh për të pushuar ka denoncuar se si ujërat e zeza janë shfaqur shumë pranë shezlongëve.

Sipas doktorit ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, kur edhe pushuesit kanë qenë më të shumtë.
“Në “qendër të Plazhit të Dhermiut plasën ujrat e Zeza“, më poshtë ishin shezlonet. Kjo ndodhi të shtunën në orën 20.00. Kuptohet era ishte… Në verandën e këtij Hoteli ku dhoma është 200 euro nata darkonin turistët”, shkruan mjeku.

Ndotja në plazhe është denoncuar edhe më herët nga Gjurmon.al, por duket se ky problem nuk është prioritet për autoritetet.

