VIDEO – Mbetjet problem edhe në Mesaplik, përroi i fshatit dhe lumi Shushicë i ndotur

VIDEO – Mbetjet problem edhe në Mesaplik, përroi i fshatit dhe lumi Shushicë i ndotur

Problemi i ndotjes së mjedisit shfaqet edhe në Mesaplik. Pavarëisht numrit të pakët të banorëve që jetojnë në këtë fshat, mbetjet i gjeje kudo.

Problemi më i madh shfaqet në përroin e këtij fshati, ku në të dy anët e urës gjeje lehtësisht mbetje plastike dhe mbetje të tjera shtëpiake.

Prurjet e këtij përroi marrin me vete edhe mbetjet të cilat si fillim shkarkohen në lumin Shushica që është pak kilometra më tej, dhe në fund përfundojnë në det.

Mbetje nuk gjenden vetëm në përroin e fshatit, por edhe buzë lumit Shushica. Në dy anët e këtij lumi gjen lehtësisht mbetje plastike, të cilat në rast reshjes përfundojnë në shtratin e Shushicës dhe bashkë me rrjedhën përfundojnë në det.

Ky fenomen duhet që të marrë zgjidhje, pasi është një problem i shfaqur në të gjithë fshatrat dhe lagjet e qyteteve.