VIDEO – Investimi i Jared Kushner në Sazan mund të anulohet

VIDEO – Investimi i Jared Kushner në Sazan mund të anulohet

Deputetja e qarkut të Vlorës, Zamira Sinaj, gjatë mbledhjes së komisionit parlamentar për Turizmin, deklaroi se kompania e Jared Kushner mund të tërhiqet nga investimi në Sazan. Sipas Sinajt, kjo tërheqje mund të bëhet në rast në Kuvendi nuk miraton ndryshimet ligjore të propozuara prej saj, që parashikon dhënien e porteve turistike pa garë për investitorët strategjikë.

“Sazani, rasti kryesor, janë duke u tërhequr” tha Sinaj, duket shtuar se “nëse nuk rregullohet kjo procedurë, investitori do të largohet”. Deputetja tregoi edhe një duke kërkesë të dorëzuar pranë Komitetit të Investimeve Strategjike nga kompania e përfaqësuar nga Jared Kushner.

Deputetja socialiste argumentoi si problem kryesor të identifikuar në praktikë vonesat dhe bllokimet e investimeve të rëndësishme turistike.

Ndryshimi ligjor i propozuar nga Sinaj, i mbështetur edhe nga qeveria parashikon që një investitori strategjik që do të ndërtojë komplekse turistike në bregdet dhe në projekt ka parashikuar dhe ndërtimin e një porti turistik do t’i jepet pa garë edhe koncesioni i ndërtimit dhe operimit të portit, që aktualisht ia ndalon ligji në fuqi për portet.

Sinaj deklaroi se ndryshimi ligjor do të shmangë një konflikt të mundshëm mes investitorësh, nëse ndërtimin e portit brenda një investimi strategjik mund ta fitojë një investitor tjetër dhe jo ai që ka marrë statusin e investitorit strategjik. Ajo po ashtu pretendoi se kishte raste të tjera në Durrës dhe në Vlorë që investitorët strategjikë kërkonin ‘siguri’ për ndërtimin e porteve turistike që ishin brenda investimeve strategjike të miratuara.

Zhupa e kundërshtoi nismën ligjore si një nismë antikushtetuese dhe një tentativë të qeverisë për të favorizuar disa emra investitorësh strategjikë, duke u dhënë pa garë portet turistike të vendit.

“Në vend që të futen në një garë konkurruese, e marrin dhuratë nga qeveria,” tha Zhupa. Sipas deputetes demokrate, përjashtimi i një kategorie subjektesh nga detyrimi për procedurë konkurruese krijon trajtim preferencial, kufizon aksesin e operatorëve të tjerë ekonomikë dhe cenon barazinë e mundësive në treg.